Tuttosport: Gënjeshtra e Maldinit mbi merkaton dhe objektivat konkretë! Sot tjetër takim “sekret”

“Të them të drejtën, Milenkovic dhe Ajer nuk janë midis emrave për të cilët po punojmë tani. Ata janë pjesë e listës, por ka edhe profile të tjera”.

Përpara ndeshjes Milan-Bolongna, Paolo Maldini – intervistuar nga Sky Sport – i befasoi të gjithë, ose ndoshta… Ato të drejtorit teknik kuqezi, në fakt, mund të jenë fjali të thjeshta të rrethanave.

Siç raportohet nga Tuttosport, Maldini u përpoq të mashtronte emrat e Milenkovic dhe Ajer, por dy mbrojtësit mbeten në krye të listës së merkatos së hartuar nga Milan. Pasditen e djeshme, për shembull, drejtuesit e via Aldo Rossi patën një telefonatë-konferencë me përfaqësuesit e agjencisë Seg, e cila kujdeset për interesat e Ajer, një lojtar që Celtic vlerëson rreth 20 milion euro.

PTRPJEKJE E RE – Sot, megjithatë, vetë Maldini dhe krahu i tij i djathtë, drejtori sportiv Frederic Massara, duhet të takojnë Fali Ramadanin, menaxher i cili ndjek Nikola Milenkovic (dhe është gjithashtu një ndërmjetës për Federico Chiesa). Serbi i Fiorentinës është zgjedhja e parë e Pioli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu