Tuttosport “akuzon” arbitrin Maresca, gazetari i Milanit: Nëse e mendoj tërbohem, përdori ironi…

Arbitri napolitan Maresca, që u bë protagonist gjatë Parma-Milan me kartonin e kuq ndaj Zlatan Ibrahimovic – sipas asaj që nënvizon Tuttosport – nuk është hera e parë që irritohet shpejt me lojtarët dhe i tregon kartonin e kuq…

Carlo Pellegatti, gazetar dhe tifoz i Milanit, përmes një video të postuar në kanalin e tij në Youtube komentoi dëbimin e Ibrahimovic gjatë ndeshjes kundër Parma.

“Sa më shumë që mendoj për atë të kuq të pabesueshëm të Zlatan Ibrahimovic dje në Parma, aq më shumë irritohem.

Pikërisht sepse ishte një debat ironik, sigurisht mjaftonte një karton e verdhë për këmbënguljen, nuk ka absolutisht asnjë dëbim.

Unë me të vërtetë dua të kuptoj nëse do të ketë vullnet të mirë dhe mirëbesim kur gjyqtari të ketë kuptuar se keqintepretoi fjalët e Zlatan Ibrahimovic.

Nëse ai do të kishte thënë atë që u nënkuptua, dëbimi do të kishte qenë mëse i  merituar, por meqenëse ai nuk tha absolutisht asgjë të pahijshme, ai përdori ironi pas një fjalie të pakënaqshme nga një gjyqtar që ndonjëherë e lë veten të tradhtohet nga emocionet.

Unë e kuptoj që gjyqtari është irrituar nga kjo murmuritje e vazhdueshme por nuk kishte më shumë se një karton të verdhë…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu