Turku Cakir vazhdon të gabojë! E bëri edhe sonte, por e shpëtoi VAR. Te UEFA ku i kanë sytë apo “i duhet”?

Cuneyt Cakir kthehet te gaboje! Pas drejtimit negativ të Milan-Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve, edhe sonte në Gjermani-Rumani pati një episod tjeter te diskutueshem…

Në minutën e 5-të të ndeshjes qe po zhvillohej ne Hamburg, e vlefshme për Kualifikuesit e Kupës së Botës në Katar 2022, ai dha një penallti shumë të dyshimtë për kombëtaren gjermane për një kontakt Burca-Werner.

Gjyqtari turk vershelleu penalltinë me bindje, siç ndodhi në ndeshjen e San Siro, por këtë herë VAR ndërhyri për ta bërë atë të korrigjojë vendimin e tij.

Cakir shkoi te monitori për rishikimin në terren dhe, duke rishikuar imazhet video të episodit, anuloi dënimin e dhënë më parë.

Siç ndodhi, Rumania shënoi golin kryesor me Ianis Hagi në kundersulm. Pastaj Gjermania permbysi 2-1 me golat e Serge Gnabry dhe Thomas Muller.

Pas Milan-Atletico Madrid, gjyqtari turk ishte përsëri protagonist në negativ me rastin e një penalltie. Ndryshe nga ndeshja e Ligës së Kampionëve, VAR bëri detyrën e tij dhe e bëri Cakir të anulonte një vendim të keq.

Ky nuk ishte rasti kundër kuqezinjve dhe penalltia ishte vendimtare për humbjen e skuadrës së Stefano Piolit…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu