TS | Vlasic-Milan, gjithçka varet nga CSKA! Agjenti i tij bën zbulimin

Disa ditë para fillimit të kampionatit, Milani nuk ka ndërmend të ngadalësojë merkaton etransferimeve, duke u përpjekur të kënaqë Stefano Piolin në të gjitha kërkesat e tij.

E kryer për Florenzi: disa detaje janë duke u punuar për lojtarin e Romës, por marrëveshja po mbyllet me sukses.

Maldini dhe Massara po kërkojnë gjithashtu një mesfushor dhe në orët e fundit, sipas Di Marzio, interesimi për Bakayoko duket se është rikthyer.

Por tani është koha për t’u përqëndruar te mesfushori sulmues. Sipas asaj që raportohet nga Tuttosport, Milan po mendon seriozisht për Nikola Vlasic të CSKA Moskës.

Sidoqoftë, nuk duhen injoruar thashethemet për Rafinha. Tonci Martic, agjenti i Vlasic, tha se ai u kishte propozuar lojtarin të gjithë ekipeve të mëdha italiane. “Po, ja kam ofruar disa klubeve, por deri tani nuk mund të them do të largohet apo do të qëndrojë. Duket e veshtire”.

Vullneti i kroatit është të bashkohet me Rossonerët, dhe nëse CSKA do të hapej per transferimin e tij do të kishte shanse të mëdha për ta parë atë në fanellën e Djallit.

Nikola Vlasic, mesfushori sulmues që do t’i përshtatej Piolit
I lindur në 1997, Vlasic është prototipi i mesfushorit sulmues modern.

Një mesfushor fleksibël sulmues, i aftë të ndryshojë në të gjithë frontin e sulmit dhe që vepron si një mbështetje perfekte për sulmuesin kryesor.

Do të ishte blerja ideale për Piolin dhe një mbështetje e rëndësishme për sulmuesit, Giroud dhe Ibra. Pavarësisht moshës së tij të re, Vlasic ka gati 250 ndeshje në karrierë (6 në Ligën e Kampionëve) me 48 asistimeve dhe 42 golave.

Ardhja përfundimtare e Vlasic nuk do të përjashtonte atë të Adli, i cili do të blihej si një mesfushor më pak ofensiv se kroati, duke u alternuar me Kessie dhe Bennacer.

Në atë pikë, drejtuesit e Rossonerëve duhet të vendosin midis francezit nga Bordo dhe Bakayoko, i cili për momentin duket opsioni më i besueshëm.

Ndërkohë, Maldini dhe Massara vazhdojnë të punojnë, duke mbajtur gjithmonë një sy edhe në pistën Ilicic!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu