TS: “Tre emra për krahun e djathtë, dy duhet paguar, njëri falas! Por kujdes nga…”

Milani dëshiron të përmirësohet në krahun e djathtë sulmues dhe sigurisht do të blejë një anësor të ri në tregun e ardhshëm të transferimeve të verës.

“I sakrifikuari” do të jetë Samuel Castillejo.

Ish-lojtari i Villarreal vlerësohet për përpjekjen që bën në stërvitje dhe kur luan, por performanca e tij nuk është ajo që dëshiron trajneri dhe klubi për ndikim (shihet nga numri i golave dhe asisteve)

Stefano Pioli ka nevojë për një anësor sulmues të aftë të garantojë më shumë gola dhe asistime, aspekte mbi të cilat duhet të përmirësohet edhe Alexis Saelemaekers (i cili do të konfirmohet).

Drejtuesit tashmë po vlerësojnë disa profile që mund ta pasurojnë ekipin sezonin e ardhshëm.

Sot gazeta Tuttosport përsërit emrat e disa lojtarëve të krahut. Në krye të listës është sigurisht Florian Thauvin, 28 vjeç, kontrata e të cilit me Marseille skadon në qershor 2021.

Do të ishte një goditje e madhe për një transferim falas, edhe pse rroga dhe komisionet me agjentin duhet të diskutohen.

Francezi ka numra të shkëlqyeshëm këtë sezon: 8 gola dhe 9 asist në 39 paraqitje. Tashmë ka pasur kontakte.

Gjithashtu si Jonathan Ikoné, i lindur në 1998 që luan te Lille. Në rastin e tij, ka nevojë për një investim në karton.

Klubi francez vlerëson xhevahirin e tij rreth 30 milion euro, i cili mbërriti nga PSG në 2018 për vetëm 5 milion.

Për të 7 gola dhe 7 asist në 39 paraqitje mes Ligue 1 dhe Europa League.

Në Serie A, një lojtar i ri që pëlqehet është Riçardo Orsolini, i cili nuk do të rinovojë kontratën e tij që skadon në qershor 2022 me Bologna.

Klubi Emilian është i gatshëm të diskutojë shitjen e lojtarit, por ata duan të fitojnë një kapital të mirë. Javët e fundit është folur për një vlerësim rreth 18 milion euro. 6 gola dhe 4 asist në 28 paraqitje të kombinuara në sezonin 2020/2021.

Emrat e fortë për krahun e djathtë të Milanit janë këta për momentin. Edhe nëse çifti Maldini-Massara ka habitur dhe prandaj nuk përjashtohet që disa lajme të dalin në javët e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu