TS | Shfaqet Junior Messias, gati për debutim. Por pyetja tani mbetet një tjetër…

Blerja e Junior Messias u zyrtarizua nga Milan në orët e fundit të merkatos verore të transferimeve. Ardhja e tij ishte më e përfolura, e cila ndau fansat dhe drejtuesit e opinionit: ka nga ata që e konsideruan menjëherë një blerje të zgjuar dhe inteligjente, por edhe ata që prisnin diçka më të mirë dhe u zhgenjyen!

Sidoqoftë, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të Messias brenda ekipit kuqezi. Braziliani jo vetëm që mbërriti në fund të gushtit pa bërë stërvitjen verore me ekipin e trajnerit Pioli, por ai gjithashtu solli me vete disa probleme të muskujve që nuk u trajtuan në mënyrë perfekte në kohën kur ishte te Crotone.

Prej disa ditësh gjendja e Messias ka qenë më e mirë. Klasa e ’91 u kthye në grup dhe përshkruhet në Milanello si më në fund në gjendje dhe u regjistrua për angazhimet e ardhshme. Ka një kuriozitet të madh rreth kuqeziut me numrin 30 të cilit po i afrohet kështu debutimi zyrtar…

Siç pretendon Tuttosport sot, Messias do të ishte shumë pranë thirrjes së tij të parë në Serie A me fanellën e Milanit. Do të jetë Pioli ai që do ta sqarojë këtë në konferencën e nesërme para ndeshjes, por duket se ka mundësi që braziliani të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen në Bergamo.

Kështu mund te kete edhe debutim ndaj Atalantas, në një ndeshje shumë delikate me një mijë pengesa. Vitin e kaluar me fanellën e Crotone Messias pësoi një goditje të keqe në stadiumin Gewiss, duke dalë i mundur me rezultatin 5-1.

Por pyetja është tjetër: në cilin rol specifik mund të luante me Piolin? Messias te Crotone ka mbajtur pozicione të ndryshme sulmuese, duke e shpikur veten ndonjëherë si mesfushor.

Në 4-2-3-1 të Milanit ai mund të përfaqësonte ose alternativën e Brahim Diaz ose të veprojë si anësor i djathtë në një formacion më sulmues, në vend të Saelemaekers.

Nuk përjashtohet që Pioli, duke pasur parasysh dëmtimin e Gosens, mund të synojë një garë shpejtësie te Messias pikërisht në atë krah, duke vënë në vështirësi mbrojtjen e Atalantës.

Debutimi i tij, megjithatë, nuk duhet të merret si i mirëqenë: në një ndeshje direkte si ajo e së dielës çdo lëvizje do të duhet të kalibrohet me inteligjencë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu