TS: “Milan, emër i ri nga Brazili! Maldini mendon goditjen me zero në sulm, por Atletico…”

Giroud mbetet zgjedhja e parë për sulmin, Ibrahimovic kampioni dhe një pikë fikse nga e cila do të rifillojë gjithçka.

Por gjendja e suedezit, i cili rrezikon të operohet në gju, mund ta shtyjnë Milanin të ndryshojë planet e transferimeve verore.

Një goditje e dytë ne sulm nuk mund të përjashtohet. Një profil i ri dhe jo “i rëndë”, siç do të ishin Vlahovic, Belotti dhe Icardi të ndryshëm.

Një sulmues për të lënë pas dy lojtarët e mëdhenj (Ibra dhe Giroud) dhe i cili mund te rritet pa presion.

Sipas gazetës Tuttosport, në fletoren e Maldini dhe Massara ekziston edhe emri i Marcos Paulo, një talent brazilian në pronësi të Fluminense. Drejtuesit kuqezi tashmë kanë pasur një kontakt të parë me agjentin e lojtarit, i cili ka refuzuar të rinovojnë kontratën e cila do të skadojë në fund të qershorit.

Milan, pra, mund të shënojë një goditje të mirë pa asnjë kosto, por është ende shumë herët për të folur per hapa konkret.

Edhe sepse Atletico Madrid gjithashtu ka bërë presion që nga janari për Marcos Paulo. Sidoqoftë, në Brazil sigurojnë që akoma nuk ka ndonjë marrëveshje përfundimtare me Colchoneros.

Milani po mendon për sulmuesin, por nuk ka ndërmend të marrë pjesë në një ankand.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu