TS | Kritika dhe fyerje, por sot e ardhmja i buzëqesh Milanit! Trajneri, Ibra dhe Maldini… Periudha e zezë kaloi

Kur Elliott vendosi te caktonte nje projekt tre vjeçar për të filluar një kurs te ri të bazuar kryesisht tek të rinjtë, shumë tifozë dhe profesionistë të Milanit ngritën disa dyshime, por tani puna e klubit po jep fryt.

Padyshim që rruga nuk ishte e lehtë, vështirësitë nuk ishin te pakta, por ardhja e Stefano Piolit në stol sigurisht që i dha një pikë kthese vendimtare këtij projekti.

Sa shumë talente – Këtë mëngjes Tuttosport shpjegon se trajneri aktual i kuqezinjve ka rritur disa talente në dy vitet e fundit: vetëm mendoni për shembull Leao, Brahim Diaz, Saelemakers, Tonali, Tomori, Theo Hernandez, deri në të fundit në rend kronologjik Kalulu dhe Daniel Maldini.

Tashmë sezonin e kaluar, Milani i ri kishte treguar gjëra të shkëlqyera, aq sa për të mbyllur ligën në vendin e dytë, por në këto javë të para të sezonit të ri Djalli po provon të jetë edhe më i pjekur dhe më i fortë.

Padyshim që vetem të rinjtë nuk mund të kishin bërë asgjë: themelor në këtë projekt, përveç punës së Piolit, ishte në fakt kontributi i lojtarëve “më të vjetër” të cilët me përvojën e tyre dhanë një dorë të madhe për këta djem që janë rritur dhe pjekur në një kohë shumë të shkurtër.

Nëse projekti i të rinjve, i dëshiruar fort nga Elliott, po jep fryte, ai është gjithashtu falë njerëzve si Ibrahimovic, Kjaer dhe se fundmi Giroud të cilët i kanë dhënë mentalitetin e duhur të gjithë grupit…

Pa harruar drejtuesit dhe ketu duhet nje fjale per Paolo Maldinin, legjenden e Milanit, qe bashke me Boban nisen kete projekt (kroati me pas u largua por largimi i tij ishte shkendija qe ndryshoi dicka te Gazidis & Co qe nuk duhet eksperimentuar me historine e nje klubi te lavdishem dhe tifozeve tij) Sot te gjithe jane ne unison dhe e ardhmja kuqezi buzeqesh. Periudha e zeze eshte mbrapa…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu