TS – Kaio Jorge, nyja e komisioneve: kërkesa e agjentëve në Milano

Milani po shqyrton mundësinë e investimit te Kaio Jorge si një përforcim për sulmin. Ai dhe Olivier Giroud do të kompletonin një repart ku sot Stefano Pioli ka vetëm Zlatan Ibrahimovic të lënduar si qendër sulmues.

Sulmuesi brazilian 19-vjeçar është një talent shumë premtues. Për sa i përket moshës dhe potencialit, ai do të përshtatej përsosmërisht në politikën kuqezi, bazuar mbi të gjitha tek të rinjtë dhe sipas udhezimeve te pronarit Elliott.

Ka pasur kontakte, por konkurrenca nuk mungon dhe operacioni nuk është i lehtë për tu kryer. Natyrisht, kontrata qe i skadon ne dhjetor 2021 është një faktor që favorizon lamtumirën e talentit nga Santos.

Gazeta Tuttosport kujton se të martën e kaluar në Casa Milan kishte një takim midis drejtuesve dhe ndërmjetësve. Shifrat e operacionit u ekspozuan ndaj Paolo Maldini dhe Frederic Massara: 10 milion euro për Santos dhe 10 milion komisione të tjera për agjentët.

Një paketë prej 20 milionë eurosh mbi të cilën klubi kuqezi po reflekton, duke qenë se do të ishte një investim jo i vogël për momentin.

Në Itali, Juventus dhe Napoli i kanë vënë sytë sulmuesit të Santos. Në veçanti, klubi i drejtuar nga Spalletti, i cili ka studiuar brazilianin e ri për javë të tëra.

Ekziston një shans i mirë që Kaio Jorge të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm, por skuadrat e tjera evropiane nuk duhet të nënvlerësohen.

Lojtari do të duhet të marrë në konsideratë se cili është opsioni më i mirë për të vazhduar karrierën e tij.

Milani, si klubet e tjera, gjithashtu duhet të marrin në konsideratë statusin e Kaio Jorge si jo-BE (jo shtetas i Bashkimit Europian)

Milani tashmë kanë zënë një nga dy vendet në dispozicion per ekstrakomunitaret, duke qene se zyrtarizoi Fikayo Tomori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu