TS: “Jo vetëm Giroud, Moncada i prezanton listën Maldinit. Ja emrat e rinj që kushtojnë deri 15 mln euro”

Edicioni i sotëm i Tuttosport raporton këtë mëngjes listën e disa sulmuesve të rinj që janë në vëmendjen e Milanit për sezonin e ardhshëm.

Përveç Giroud, në fakt, klubi kuqezi është duke menduar të marrë edhe një sulmues të ri dhe me prespektivë për të rritur përkrah Ibrahimovic dhe ndoshta francezit duke qenë sezoni i gjatë dhe me shumë impenjime.

Emrat që janë duke u ndjekur nga Moncada janë ato të  Myron Boadu (Az Alkmaar), Odsonne Èdouard (Celtic Glasgoë), Breel Embolo (Borussia Moenchengladbach), Amine Gouiri ( Nice), El Bilal Touré (Stade Reims) dhe Lassina Traoré (Ajax).

Të gjithë janë lojtarë mjaft të rinj që kushtojnë jo më shumë se 15 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu