TS: Coutinho-Milan, agjenti ia ofron kuqezinjve! Situata

Shumë emra, disa interesime, por ende asgjë konkrete. Merkato e Milanit ka ngecur dhe nuk po bën përparime në frontin e investimeve, por drejtuesit janë duke parë çdo mundësi.

Mes tyre, edhe emra “big”, duke qenë se në një farë mënyre kualifikimi në Champions League ka sjellë më shumë vizibilitet dhe është një kartë e fortë për të tërhequr…

Dhe kështu, edhe E ardhmja e Philippe Coutinho mund të kalojë përmes Milanit.

Mesfushori brazilian, i cili është ende duke u rikuperuar nga dëmtimi në gju, është i vetëdijshëm se nuk bën pjesë në planet e Barcelonas, prandaj përfaqësuesi i tij, Kia Joorabchian, po lëviz në kërkim të një zgjidhjeje.

Siç raportohet nga “Tuttosport”, agjenti i mirënjohur ka kontaktuar Milanin për të testuar qëndrueshmërinë e një operacioni, i cili nëse do të kryhej do të duhej të ishte në formën e huazimit.

Milani do të kthehet për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe kjo e bën ekipin lombard një mundësi interesante për brazilianin. Për më tepër, trajneri Pioli ka humbur Hakan Calhanoglu, i cili ka shkuar tek Interi, kështu që ka nevojë për një mesfushor-sulmues.

Për këtë rol, kuqezinjtë po testojnë edhe James Rodríguez, aktualisht në radhët e Evertonit.

Ajo që duket e padyshimtë është se gjatë gjithë verës, Barcelona dhe Coutinho do të shkojnë krah për krah në kërkim të zgjidhjes më të mirë të mundshme.

Trajneri Koeman e ka bërë dalje, duke mos i dhënë rol kryesor në skuadër, ndaj nuk ka vend aty. Kujtojmë se Coutinho është blerja më e shtrenjtë e katalanasve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu