Siç raportohet nga Tuttosport, Davide Calabria është gjithashtu midis lojtarëve, kontrata e të cilëve skadon në vitin 2022.
Tani për tani përparësia e klubit është të rinovojë kontratën për Donnarumma, Ibrahimovic dhe Calhanoglu, marrëveshje që nuk do të jenë më të vlefshme për qershorit.

Më pas do të jetë radha e Franck Kessie dhe Calabria.
Calabria – që së fundmi është operarua – dëshiron të qëndrojë në Milano dhe dëshiron ta mbyllë çështjen e rinovimit relativisht shpejt.

Mbrojtësi kuqezi aktualisht fiton 1.1 milion euro: kërkesa e lojtarit është 2 milion euro. Klubi duhet ta kënaqë atë, gjithashtu sepse Calabria luajti (para dëmtimit) sezonin më të mirë të karrierës së tij…