TS: “Bakayoko pret sinjalin për t’u nisur drejt Milanos. Prania ndaj Cagliarit varet nga një detaj”

Ndër operacionet në fazë mbyllje te Milani, nuk mund të mos përmendet ajo që ka të bëjë me kthimin gjithnjë e më të mundshëm të Bakayoko tek kuqezinjtë.

Ditët e fundit, emri i francezit ka marrë gjithnjë e më shumë pjesë në idetë e drejtuesve për t’u bërë një objektiv konkret merkatoje për mesfushën.

Njohja e lojtarit si për ligën italiane ashtu edhe për mjedisin kuqezi ishte thelbësore per te synuar francezin, pasi do te lehtësohet përshtatja e tij me ekipin e Piolit.

Mungojnë vetëm disa detaje dhe kthimi i Bakayoko në Milano do të bëhet realitet. Në takimin e djeshëm të pasdites mes Maldini, Massara dhe agjentëve të lojtarit pati një afrim të mëtejshëm dhe formula e marrëveshjes u diskutua: do të bazohet në një huazim të rëndë me të drejtën e blerjes.

Klauzola e fundit, në veçanti, është kufiri i fundit para nisjes së francezit për në Milano. Lajmin e bën të ditur Tuttosport.

Kushtet e lojtarit francez, në rast të mbërritjes në Milano në orët e ardhshme, do ta bënin atë tashmë të disponueshëm për ndeshjen kundër Cagliari.

Pengesa e vetme për një bllokim të mundshëm do të lidhej me protokollet anti-Covid: nëse Bakayoko njihet se ka pasur nje karantinë të lehtë shtëpi-punë-shtëpi (e njëjta e njohur për Abraham) atëherë ai mund të jetë në stol ndaj ekipit te Cagliarit.

Perndryshe, do të duhej të priste edhe disa ditë. Bakayoko do të jetë një fuqizim i rëndësishë, për Milanin, jo vetëm për sa i përket përvojës, por mbi të gjitha për sa i përket plotësimit të skuadrës: me Tonali, në fakt, francezi do të jetë zëvendësuesi natyral i dyshes Kessiè-Bennacer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu