“Troket” momenti i debutimit për Pietro Pellegri! Në Milanello nuk nxituan për një motiv kryesor

Te Milani, pas barazimit të marrë mbrëmë kundër Juventusit, janë projektuar menjëherë drejt ndeshjes së radhës të kampionatit, të planifikuar për mbrëmjen e së mërkurës në San Siro me Venezia.

Trajneri kuqezi, Stefano Pioli mund të zgjedhë të provojë pak rotacion, për shembull duke ndryshuar diçka në sulm: konfirmimi vjen nga La Gazzetta dello Sport, sipas të cilës qendërsulmuesi i ri Pietro Pellegri mund të bëjë debutimin e tij me fanelën kuqezi.

Mungesat për shkak të lëndimit të Ibrahimovic dhe Giroud sigurisht që rëndojnë mbi këtë zgjedhje, me kohën e rikuperimit të tyre ende të pasigurt, por edhe nevojën për një seancë pushimi për lojtarët ofensivë si Leao dhe Rebic të cilët kanë luajtur gjithmonë deri tani.

Kjo është arsyeja pse për lojtarin e datëlindjes 2001 dyert e fushës hapen gjerë: për t’u vendosur nëse nga minuta e parë apo me lojën në vazhdim.

Pellegri ende nuk ka bërë debutimin e tij dhe në 3 ndeshjet e fundit ka qëndruar në stol, teksa Pioli në minutat e fundit ka preferuar Daniel Maldinin dhe jo një qendërsulmues.

Sipas stafit kuqezi, lojtari nuk është rrezikuar menjëherë pasi vinte nga një sezon me dëmtime dhe luhatje ndaj edhe duhet të kapte formën atletike të duhur, gjë që e ka bërë, dhe është gati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu