Trezeguet i befasuar nga Milani i këtij sezoni: Askush nuk e priste…

Ish-lojtari i Juventusit, David Trezeguet, ambasadori i markës “Juventus” në botë, u emërua si drejtor sportiv në Spanjë.

I kontaktuar nga mikrofonat e TMW, francezi foli për të ardhmen e tij dhe Serie A, natyrisht, duke përmendur edhe Milanin dhe rrugëtimin kuqezi…

“Pas gjashtë vitesh te Juventusi si ambasador, kuptova se dëshira ime ishte të kthehesha në këtë botë si drejtor sportiv. Shpresoj së shpejti të filloj një aventurë të re. Po pres një shans me shumë dëshirë dhe vendosmëri”.

Sulmuesit në Serinë A, kë lartësoni?

Çifti Lukaku-Lautaro është më i rëndësishmi. Ata janë dy lojtarë që kanë shënuar shumë, iu përgjigjen nevojave të Conte. Pastaj është Cristiano, që vazhdon të demonstrojë vullnetin dhe vendosmërinë e tij.

Por, prisni pak! Askush nuk e priste Milanin në nivele të tilla, por po dëshmon se është mjaft konkurrues. Niveli i kampionatit italian është rritur shumë, është më argëtues.

Jo vetëm Juve, nuk ka asnjë ekip italian në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Çfarë ndodh me futbollin italian?

Do të duhet të ndryshojë mentalitetin. Skuadrat që synojnë lart, për nivele të caktuara, nuk i kushtojnë më vëmendje faktorit shtëpi apo transfertë. Futbolli italian mendon për menaxhimin e ndeshjes. Ky është ndryshimi kryesor nga ligat e tjera”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu