TRENO HERNANDEZ! Europa e zbulon tani, por jo milanistët… (VIDEO)

Historia e Theo Hernandez me Francën është një mister i madh, për faktin se që kur ka vënë këmbën në Milano ka treguar talentin e tij dhe ka bërë një rritje të jashtëzakonshme duke u bërë kështu mes mbrojtësve më të mirë të krahut në botë, aq sa tashmë mund të quhet me plotgojë se është një mbrojtës-sulmues që jep asist, shënon dhe dhuron spektakël…

E bëri edhe sonte, te Franca, ndaj Belgjikës, në gjysmëfinalen e Nations League. Tifozët e Milanit pyesnin gjithmonë veten: pse luan Digne dhe jo Theo te Franca?!

Përgjigjen e jepte Deschamps në mëyrë diplomatike, por shpesh duke dribluar, deri kur këtë vit erdhi edhe thirrja e parë, ajo që i dha mundësi të tregonte veten.

E bëri sonte, me një silurë nga ato që ne milanistët e shohim shpesh në Serie A…

Një gol vendimtar, në një skuadër yjesh dhe gjelash, por që shpesh e kanë injoruar në pasime, përjashto vëllain e tij, ose Benzema…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu