Tre skuadra të njohura kërkojnë Donnarumman, Raiola dëshiron ta largojë

Jo vetëm Ibrahimovic por edhe rinovimi i Gianluigi Donnarumma rrezikon të komplikohet.

Edhe portieri, menaxhohet nga Mino Raiola, agjenti me i njohur mbi marrëveshjet e merkatos së futbollit.

Pavarësisht dëshirës se Gigio-s për të qëndruar tek Milan, edhe vetëm prezenca e Raiola-s e vë në diskutim qëndrimin e tij.

Siç shkruan Tuttosport, agjenti i njohur vazhdon të mendojë për ta larguar: është i bindur se Manchester United, Chelsea dhe Paris Saint-Germain mund të jenë të interesuara për ta marrë.

David De Gea është në zbritje, Kepa nuk ka bindur asnjëherë dhe Keylor Navas po bën 34 vjeç.

Milani e vlerëson Donnarumma-n 50 milionë, por qëllimi i shoqërisë është ta mbajnë me çdo kusht.

Është shumë i qartë vullneti i Maldinit dhe Massara-s, që do të bëjnë gjithçka për të bindur agjentin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu