Tre skuadra duan mesfushorin e Milanit, klubi ende nuk ka vendosur!

Lucas Paqueta dhe Rade Krunic janë dy futbollistët që Milani do të dëshironte të shiste këtë merkato vere, për të krijuar atë thesar që do të çonte në sforcon për një mbrojtës qendre ose një mesfushor.

Nga njëra anë, Freiburg, i gatshëm për të paguar 8 milion euro për kartonin e Rade Krunic.

Nga ana tjetër, Torino, gjithmonë vigjilent në dritare dhe ndoshta gati për të prezantuar gjithashtu ofertë zyrtare për boshnjakun.

Në mes, Sampdoria, një tjetër klub i interesuar. Sipas asaj që raportohet nga Tuttosport, në fakt, edhe klubi dorian është në gjurmët e Rade Krunic, i cili duhet të largohet nga Milani gjatë këtij seanca transferimi, pasi trajneri nuk e sheh të domosdoshëm edhe në pankinë.

Sa i përket Paqueta, interesimi i vetëm është momentalisht nga Lyon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu