Tre goditje “low cost”, Maldini ka nisur negociatat!

Merkato po shkon drejt fundit të saj edhe pse duhen ende 20 ditë…

Paolo Maldini nuk e ka mbyllur akoma merkaton kuqezi dhe do të provojë të bëjë sulmin vendimtar në dy javët e fundit. Një mbrojtës, një mesfushor dhe një fantazist. Florenzi, Bakayoko dhe Adli janë emrat e vënë në shënjestër nga klubi milanez.

Florenzi është dakord për transferimin, por nuk është arritur marrëveshja me Roma-n për formulën. Verdhekuqtë duan një huazim me para, ndërsa kuqezinjtë kërkojnë një huazim pa shpenzuar.

Për mesfushën mbetet emri i Bakayoko, të cilin Milan shpreson ta marrë nga Chelsea në ditët e fundit të merkatos.

Pioli shpreson të ketë më parë në dispozicion Adli.

Milan ka bërë një ofertë prej 12 milionë eurosh, por që, siç ka bërë të ditur presidenti i Toulouse, është refuzuar nga futbollisti.

Lojtari tani rrezikon të përfundojë në tribunë dhe kjo mund ta bëjë të ndryshojë mendim dhe të pranojë transferimin në Milano.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu