Tre emra të talentuar nga Real Madridi, shtohen dhe më shumë zërat nga media spanjolle

Milan po mendon transferimin e tre futbollistëve të Real Madrid, Oscar Rodriguez, Luka Jovic dhe Brahim Diaz.

Pas një lëvizje të suksesshme me Theo Hernandez verën e kaluar, Milan raportohet se është rikthyer në kryeqytetin spanjoll, me shpresën që do të përforcojnë skuadrën e tyre para sezonit të ri.

Mundo Deportivo bën të ditur se Rodriguez, Jovic dhe Diaz janë duke u ndjekur nga ‘kuqezinjte’, dhe raporti thotë se të tre lojtarët mund të transferohen për 70 milionë euro por fillimisht do të përdoret huazimi.

Jovic është transferuar te Real Madrid verën e kaluar nga Eintrcht Frankfurt, por ka dështuar të binde Zinedine Zidanen.

Gazeta beson se serbi mund të transferohet te Milan për 40 milionë euro, Rodriguez për 20 milionë euro dhe Diaz, në një shumë prej 10 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu