Trajneri Pioli zbulon gjesti i Saelemaekers pas ndeshjes dhe kartonit të kuq: E nderon!

Ndeshja e Alexis Saelemaekers ndaj Cagliarit – i rikthyer pas një dëmtimi që e mbajti jashtë gati 1 muaj – përfundoi në vetëm 8 minuta me dy kartonë të verdhë dhe sigurisht mërzinë në fytyrën e belgut që nuk e priste kurrësesi që do të largohej kaq shpejt…

Ky është kartoni i dytë i kuq me Milanin pas atij ndaj Napolit sezonin e shkuar.

Megjithatë, belgu edhe pse gati në lot në momentin e kartonit, pas ndeshjes, ka vepruar si një futbollist veteran duke pranuar fajin dhe përgjegjësinë e tij (edhe pse e verdha e dytë ishte disi e ekzagjeruar)

Stefano Pioli, për mikrofonat e MilanTV, shpjegoi dhe se djaloshi ndihej në faj dhe madje bëri një gjest të madh.

“Saelemaekers bëri gabim sepse duhet të ruhej pas kartonit të parë, por ndodh. Edhe pse mendoj se kartoni i dytë sikur nuk ishte.

Megjithatë, Alexis mbajti një fjalim përpara ekipit dhe u kërkoi falje të gjithëve. Këto janë ato gjëra që të bëjnë të rritesh dhe të nderojnë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu