Gjatë ceremonisë së çmimit Fair Play në Firence, Louis van Gaal, trajneri historik holandez që udhëhoqi klubet më të mira në Evropë, duke fituar Ligën e Kampionëve me Ajax në 1995, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, ku mes tyre ishte sigurisht edhe ajo për faktin nëse mund të kishte stërvitur në Itali dikur…
Van Gaal u përgjigj duke përmendur një emër: “Sigurisht që më ka kërkuar një klub italian dhe që mund ta merrja përpara se të drejtoja Barcelona! Ai klub është Milani”.

Holandezi, që skuadra e fundit që ka drejtuar është Manchester United, i referohet periudhës përpara vitit 1997, kur mori drejtimin e katalanasve.