“Trajneri ka krijuar një familje”, Kessie zbulon sekretet e rrugëtimit kuqezi këtë vit dhe “i lutet” Ibrahimovicit!

Franck Kessie u intervistua nga Sky Sport pas ndeshjes së fituar ndaj Celtic në Skoci! “Tanksi” kuqezi, i palodhur, sot u kursye nga trajneri Stefano Pioli duke u zëvendësuar në pjesën e dytë pasi të hënën luhet ndeshja ndaj Romës.

Për shokun e repartit në mesfushë: “Për mua është e njëjta gjë, është gjithmonë e njëjtë. Ne gjithmonë duhet të japim më të mirën tonë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

Për Ibrahimovic: “Ai na ndihmon shumë, është një kampion. Ai i jep një dorë të madhe të gjithëve, shpresojmë që ai mund të luajë ende shumë me ne për të na ndihmuar”.

Për rritjen e dhomës së zhveshjes dhe humorin: “Futbolli është i tillë, jo të gjitha momentet mund të jenë të mira. Ne jemi rikuperuar, tani jemi një familje, të gjithë punojnë shumë në stërvitje, prania e Ibra ndihmon shumë ekipin dhe trajnerin”.

Pika e kthesës së Milanit: “Pas karantinës u rimëkëmbëm mirë, e nisëm fort dhe shpejt, trajneri u përpoq të ndërtonte një familje. Në fushë ne ndihmojmë njëri-tjetrin.

Trajneri është njëri prej nesh, të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, si kush luan, ashtu edhe kush nuk luan. Trajneri di të menaxhojë grupin”.

Për penalltitë dhe golat: “Shpresoj të shënoj më shumë se vitin e kaluar, edhe nëse nuk gjuaj penallti, është në rregull, para meje ka një kampion që gjuan, Zlatan”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu