Trajneri i Udineses paralajmëron Milanin: Ekipi im ndaj të mëdhave… Ibra? Nuk kemi luksin

Luca Gotti, trajneri i Udineses, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Milanit, e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A. Këto janë disa nga deklaratat e tij:

«Milani është përmirësuar hap pas hapi falë një strategjie globale ku përzihen lojtarë të rinj dhe të tjerë që mund t’i ndihmojnë ata të rriten. Një ekip proaktiv, i cili ka fituar plotësisht kreun e renditjes”.

“E vërtetë që Udinese shpesh shprehet mirë ndaj emrave të mëdhenj, por ne nuk mund të jemi të kënaqur. Qëllimi ynë duhet të jetë të marrim pikë “

Ibra – “Ai sigurisht ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ekip nga pikëpamja e mentalitetit dhe ai është gjithashtu shënuesi më i mirë në Serie A me 6 gola në 5 ndeshje.

As Udinese dhe as ndonjë ekip tjetër nuk mund t’ia lejojnë vetes luksin e injorimit të cilësive të tij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu