Trajneri i Suedisë “i përplas” derën Ibrahimovic: Lojtar i madh, por…

Përpara pak ditësh, pas golit ndaj Udinese, me gjysmë roveshatë, Zlatan Ibrahimovic do t’i shkelte syrin Suedisë me mesazhin “u bë kohë pa u parë”…

Një rikthim i tij te kombëtarja ku u tërhoq kohë më parë nisi të ndizej dhe ziente, por kjo nuk do të ndodhë, jo vetëm në grumbullimet që sapo janë zyrtarizuar, por edhe ato të ardhshmet…

Ai që sqaron është Janne Andersson. Pas fotos së postuar nga Zlatan Ibrahimovic, trajneri aktual i Suedisë foli me Aftonbladet, duke shpjeguar:

Janne Andersson to coach Sweden after European championship

“Disa njerëz më thanë se kishte një plan pas asaj fotografie. Por unë nuk e kuptoj se çfarë do të thotë, nuk dua të fus shumë energji në këtë diskutim!

Kanë kaluar katër vjet e gjysmë që kur ai tha se kishte mbaruar karrierën e tij ndërkombëtare. Ne biseduam për këtë pas Kampionatit Evropian.

Unë kam respektin më të madh për të, ashtu si shumë lojtarë të tjerë që kanë marrë të njëjtin vendim. Çështja është mbyllur për mua”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu