Trajneri i Spezias: Milani frymëzim! Penalltitë? Ja si e mendoj…

Duke folur për mikrofonat e Corriere dello Sport, trajneri i Spezia, Vincenzo Italiano foli për ndeshjen kundër Milanit. Kundërshtari i ardhshëm i bardhezinjve do të jetë pikërisht ekipi i Stefano Piolit.

“Milani luan shkëlqyeshëm dhe ka futbollistë me vlerë absolute. Dhe Ibra është kudo. Ne duhet të tregojmë se jemi rritur në krahasim me ndeshjen e parë.

Ata duhet të konfirmojnë veten e tyre çdo ndeshje. Një ndeshje e mirë mund të dalë. Pioli? Nuk di shumë për metodat e tij. Milan sulmon dhe ndërton, këtë kam parë.

Fiton penallti në mënyrë korrekte dhe janë shumë të organizuar. Padyshim që ata e duan futbollin janë të frymëzuar prej Milanit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu