Trajneri i Shqipërisë beson te ky Milan dhe nuk ka dyshime mbi krahasim Ronaldo-Ibra!

Edoardo Reja, trajneri i Shqipërisë dhe dikur pjesë e stolit të Napolit, foli për mediat italiane për Milanin dhe ecurinë fantastike të djemve të Piolit, duke u ndalur natyrisht edhe te Ibrahimovic.

Në cilat reparte duhet të forcohet Milani për të luftuar deri në fund?

“Ajo që ai ka bërë që prej ardhjes së Pioli dhe Ibrahimovic është shumë e rëndësishme. Trajneri ka krijuar një ekip të fortë, Rebic, Calhanoglu, Castillejo, Kessie dhe Bennacer janë rritur shumë.

Kuqezinjtë po tregojnë një futboll të shkëlqyeshëm, ata kanë tërbim dhe mendoj se skuadra është e përshtatshme për të arritur në fund të sezonit. Sigurisht, nëse ka mundësi në janar Milani nuk do të tërhiqet mbrapa, por mendoj se ata janë tashmë konkurrues për të luftuar për Ligën e Kampionëve”

Me kë mund ta krahasoni Ibrahimovic?

“Me askënd! Ai është i jashtëzakonshëm dhe ka të gjitha karakteristikat, si fizike ashtu edhe teknike. Tani ai është gjithashtu një njeri skuadre, përvoja e ka bërë që të ndihmojë edhe shokët e ekipit. Ronaldo për shembull është një lojtar më individual, Ibra është me të vërtetë i plotë” .

A do të jetë në gjendje të bëhet trajner?

“Mendoj se është e vështirë sepse ai nuk ka shumë durim. Unë nuk mund ta shoh si trajner, por në jetë kurrë mos thuaj kurrë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu