Trajneri i Sassuolos, De Zerbi, sot në konferencë për shtyp goli për Milanin, kundërshtari i radhës, teksa i ka thurur elozhe punës së Piolit, por sidomos grupit kuqezi.
Çfarë skuadre është Milani?
“Ka një identitet preciz. Për ne do të jetë si të luajmë me Interin ose Juven, mbase edhe pak më e vështirë sepse ata kanë entuziazmin e ekipit që nuk ndalet.

Për ne është e rëndësishme sepse pas 3 vitesh punë ne luajmë një ndeshje kundër të parës dhe fitimi i saj do të na çonte në 2 pikë nga e para dhe kjo duhet të jetë një arsye për krenari dhe do të thotë që ne kemi bërë diçka, do të thotë se kemi bërë diçka të mirë”.
Ibrahimovic?
“Ai është një kampion në moshën 40 vjeç dhe e ka treguar atë, ndoshta një nga të paktët që kemi në Itali, është më mirë që ai padyshim nuk është në fushë.
Por Milani ka futbollistë të tjerë të fortë, nga portieri në sulm. Janë mbrojtja e dytë ose e tretë më e mirë, sulmi i dytë më i mirë: kanë gjithçka, por ne do të zbresim në fushë jo për spektatorë po për të tentuar fitoren pasi 2020 ka qenë pozitive dhe pak herë kemi humbur”.