Trajneri i Romës i druhet Milanit në garën për Champions League

Paulo Fonseca, trajneri i Romës, dha një intervistë shumë të gjatë për të përditshmen portugeze Record, në të cilën ai foli për qëllimet sezonale të ekipit verdhekuq që ka ndryshuar edhe pronar:

“Këto janë kohë të vështira për shkak të pandemisë, kështu që është e komplikuar të planifikosh për të ardhmen.

Sezoni im i dytë ka filluar. Qëllimi i ekipit është të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar: ne filluam të ndërtojmë me një ekip shumë të ri, por gjithashtu duhet të kuptojmë realitetin dhe konteksti në të cilin jemi futur, duke marrë parasysh se ekzistojnë dy skuadra që bëjnë investime shumë më të mëdha se Roma”.

“Ekziston një ekip me një projekt prej disa vitesh – Atalanta – dhe e cila do të jetë më e fortë këtë vit pas përvojës në Champions League”.

“Lazio është një ekip që nuk ka ndryshuar vitet e fundit, ata gjithashtu kanë të njëjtin trajner për pesë sezone dhe kanë krijuar mekanizma”.

“Milan është më i fortë, pasi është forcuar dhe ka investuar mirë, si dhe Napoli.

Duam të futemi në luftë për Ligën e Kampionëve, duke e ditur se ka dy ose tre skuadra që luftojnë për titullin, ndërsa ne do ta luajmë atë me të tjerët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu