Trajneri i Romës, Paulo Fonseca u intervistua nga Sky Sport në fund të ndeshjes së barazuar nga skuadra e tij 3-3 në “San Siro” ndaj Milanit.
Verdhekuqtë për tre herë e panë veten në disavantazh, por tre herë arritën që të barazonin ekipin e Piolit, që vazhdon të udhëheqë kampionatin.
“Ishte ndeshje shumë e ekuilibruar, pësuam menjëherë gol dhe kaluam në disavantazh, por ekipi reagoi mirë dhe me guxim. Bëmë gabime në metrat e fundit”.
Për penalltitë: “Nuk kam pse të komentoj, të gjithë kemi ditë në të cilat bëjmë gabime, arbitri bëri gabime për të dy ekipet”.
Për momentin: “Doja të fitoja këtë ndeshje, por duke pasur parasysh atë që ndodhi është një rezultat pozitiv”.
Për sulmuesit e Milanit: “Ibrahimovic është një sulmues qendror, Leao është i shpejtë, ai sulmon thellësinë disa herë”.
Në lidhje me objektivat: “Ne duam të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar, mendojmë ndeshje pas ndeshje, tani radhën e ka Liga e Evropës”.