Trajneri i PSG “nderon” Milanin në merkato! Tani duhet vetëm një lëvizje e fundit…

Sipas asaj që ka mësuar SportMediaset te kanali Italia Uno, pasi të mbyllet shitja e Lucas Paqueta te Lyon (ende nuk kanë nisur zyrtarisht negociatat dhe bisedimet për çmimin dhe formulën), Milani do të kthehet fort te Tiemoue Bakayoko, objektivi i parë i mesfushës kuqezi.

Edhe pse ka pasur një sondazh nga PSG për të siguruar francezin në formulën e huazimit me të drejtë blerje, megjthatë Tuchel ka hedhur poshtë idenë e Leonardos (drejtorit sportiv) pasi po kërkon një mesfushor me të tjera karakteristika.

Kështu, asist për Milanin vjen nga trajneri i PSG, që ndryshe nga drejtori sportiv, nuk e do Bakayoko.

Kjo shpjegon pse mesfushori bëri posti me orën pak kohë më parë pasi kuptoi për interesimin e PSG dhe ishte sinjal për kuqezinjtë të nxitoheshin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu