Trajneri i Lyon “qan” lamtumirën e talentit Kalulu dhe largimin e portierit Tatarusanu

during the pre-season friendly match between AC Milan and Monza at Stadio Giuseppe Meazza on September 5, 2020 in Milan, Italy.

Rudi Garcia, trajneri i Lyon, foli në konferencën për shtyp në lidhje me lamtumirën e Pierre Kalulu, i cili është duke u stërvitur me Milan që prej mesit të gushtit.

Transferimi i mbrojtësit të djathtë u bë me parametra zero dhe kjo tërboi jo pak drejtuesit e Lyon, me në krye sidomos drejtorin sportiv Juninho Pernambucano, por edhe presidentin Aulas.

“Një mëkat që iku! Kaulu iu garantua një vend nëse do të qëndronte këtu”.

Më vonë ai gjithashtu foli për Ciprian Tatarusanu, që do të kryejë vizitat mjekësore me Milanin për t’u bërë zëvendës i Gigio Donnarumma: “Po humbasim një profesionist të madh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu