Christophe Galtier, trajneri i Lille, u duk i kënaqur pas barazimit 1-1 ndaj Milanit në Francë.
“Nuk ishte aspak e lehtë sot! Milani e dinte se pas ndeshjes së parë nuk mund të lejonte shumë hapësira dhe ashtu bëri. Ishte ndeshje e mbyllur dhe provuam me disa goditja nga jashtë zone”.
“Por, ekipi ka meritën e madhe që gjeti barazimin, sepse ai gol që pësuam sapo nisi pjesa e dytë mund të ishte fatal për të na tronditur dhe mund të kishte shkuar shumë keq”.
“Ju do të thoni që nuk fituam, natyrisht, duhet të përmirësohemi, por 4 pikë ndaj ekipit që kryeson kampionatin italian janë shumë dhe na bëjnë të mendojmë pozitivisht për të ardhmen”.
Edhe Jose Fonte, kapiteni i Lille pranoi se “ishte një natë e vështirë, ndaj një ekipi të shkëlqyer. Nuk ishte keq për ne që barazuam. Tani na duhet fitorja ndaj Sparta Prague dhe duam ta mbyllim diskutimin kualifikim”.