Trajneri i Kroacisë mbi Mandzukic: “Ai nuk do të kthehet si dikur, por një gjë ju siguroj…”

Zlatko Dalic, trajneri i Kroacisë, që ka stërvitur Mario Mandzukic dhe Ante Rebic, ka folur për Gazzetta dello Sport për dy kroatët e Milanit.

Nëse Ante ka kaluar dëmtime dhe periudhë jo të mirë, Mario erdhi pas një viti gati pa aktivitet dhe menjëherë u dëmtua…

“Këtë sezon Ante ka qenë i pafat për dëmtimin, por ai i jep shumë skuadrës: agresion, shpejtësi, forcë.

Ai është partneri më i mirë për Ibrahimovic.

Për Mandzukic nuk është e lehtë të kthehesh në formë menjëherë, askush nuk duhet të presë që ai të jetë i njëjtë si më parë, pra në top nivel!

Por ai tashmë është i zoti dhe i duhet vetëm kohë: ai ka fituar kudo dhe do të ndihmojë Milanin me eksperiencën që sjell”.

Mandzukic pritet të kthehet te grupi kuqezi për ndeshjen ndaj Parma-s, javën e ardhshme. Lëndimi në kavilje ka një muaj që e mban jashtë.

Deri tani, që kur erdhi në janar, ka luajtur shumë pak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu