Trajneri i Crotone-s i thur elozhe Milanit dhe nuk i vë faj ekipit të tij

Crotone humbet përsëri, këtë herë kundër Milanit 2-0. Një fillim i vështirë për ekipin e Giovanni Stroppa i cili, në Sky Sport, analizon ndeshjen kundër kuqezinjve:

“Nuk ishim shumë të mirë në topat e parë, pastaj penalltia e vështirësoi edhe më shumë çdo gjë! Ishte e vështirë, por patëm reagim të mirë”.

“Të luash kundër Milanit është e vështirë, vazhdojmë të punojmë, ekipi po rritet mirë edhe pse ka ende disa vështirësi për lojtarët e rinj. Për fat të keq nuk ishim në gjendje të luanim disa ndeshje miqësore para-sezonale, na mungon pak përgatitje”.

“Këto ndeshje të para na duhen për të na bashkuar, për të lejuar ekipin të vrapojë pak. Pikët peshojnë, por nuk ishte Milani që mund të na jepte qetësi. Sidoqoftë, performanca ishte e kënaqeshme”.

“A është Milani një ekip i madh? Janë mësuar të luajnë shpesh, janë të vendosur mirë dhe kanë ide të shkëlqyera. Kanë treguar se kanë një personalitet superior; për sa i përket cilësisë teknike, ne jemi inferiorë, por fizikisht mund të kishim bërë diçka më shumë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu