Trajneri i Celtic i përgjigjet Milanit mbi të ardhmen e Ajer!

Milani në ndjekje të një mbrojtësi dhe tashmë interesimi ka shkuar edhe në Skoci, aty ku ka rënë në sy talenti dhe paraqitjet e një futbollisti të ri, por me të dhëna interesante, sidomos me fizikun dhe centimetrat etij.

Flitet për Kristoffer Ajer, 22-vjeçari norvegjez i Celtic. Maldini mund ta shohë si opsion vetëm me formulën e huazimit me të drejtë blerje (flitet 15 mln euro). Por, trajneri i tij nuk është edhe aq dakord…

Neil Lennon iu përgjigj një pyetje në lidhje me të ardhmen e Kristoffer Ajer, mbrojtësi shtatlartë norvegjez i cili kërkohet me ngulm nga Milani: “Nuk ka asgjë – raporton BBC.com – është zhgënjyese që në ditën e ndeshjes dalin zëra që destabilizojnë një lojtar. Në pjesën e dytë të ndeshjes ai luajti mirë dhe nuk duam ta shesim. Nuk jam i bindur në asnjë rast se ai mund të largohet për 15 milion euro”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu