Trajneri i Celtic: I druhem Milanit edhe pa Calhanoglu, kanë vuajtur por i ndodh kujtdo! Ibra fantastik

Neil Lennon, trajneri i Celtic, foli në konferencën për shtyp në lidhje me ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Milanit. Skuadra e tij nuk vjen nga një moment i mirë dhe ka humbur edhe derbin ndaj Rangers, pa harruar akuzat për spiunazh brenda dhomave të zhveshjes (nxjerrin formacionin në media)…

Megjithatë, impenjimi europian është një pikënisje tjetër. Në fushë do të jetë edhe Diego Laxalt, ish-futbollisti i Milanit, i huazuar te bardhekaltërit.

“Diego është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe një që e kam admiruar. Ai di të luajë dhe këtu sigurisht që do të ketë një mundësi për të luajtur vazhdimisht”.

Milani aktual dhe i së shkuarës: ndryshimi. “Në të kaluarën jam përballur me Milan si lojtar dhe si trajner. Sigurisht, kanë kaluar një kohë të keqe dhe kanë vuajtur, por mund të ndodhë.

Sot kanë një trajner të ri me një grup të ri dhe, përveç kësaj, është Ibra, një udhëheqës karizmatik. Zlatan është një lojtar i shkëlqyer”.

Për mungesën e Calhanoglu: “Mund të jetë e përshtatshme, por ne ende luajmë kundër një ekipi të fortë. Hakan është inteligjent dhe i mirë në goditjet nga larg, themelor për Milanin. Sidoqoftë, ata mbeten favoritët, pavarësisht mungesës së numrit të tyre 10”.

Për ndeshjen: “Do të jetë shumë e rëndësishme të fitojmë këtë ndeshje në shtëpi. Ne e dimë si luan Milani, por unë pres një paraqitje të madhe nga skuadra ime”.

Për formacionin: “Nesër mund të ketë disa ndryshime në krahasim me formacionin që doli në fushë kundër Rangers. Edouard? Ai nuk do të luajë”.

Për Ibrahimovic: “Zlatan është një kampion, një profesionist i madh. Fizikisht ai është fantastik, sigurisht që është nga më të mirët e të gjitha kohërave”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu