Trajneri i Cagliarit: Në letër, më mirë mos nisemi drejt Milanos! Por, fusha është tjetër gjë…

Trajneri i Cagliarit, Leonardo Semplici, nuk bën llogari por fokusohet vetëm te 90 minutat dhe shtesa ndaj Milanit, që do të thoshte mbijetesë për ekipin sard.

Natyrisht, duke qenë se do të luajë i fundit, Cagliari do të dijë edhe rezultatin në ndeshjen mes Beneventos dhe Crotone, sepse skuadra e Inzaghit në rast se nuk fiton bie matematikisht nga kategoria dhe për Cagliari do të ishte ndeshje e kotë në “San Siro”..

Por, Semplici është i fokusuar vetëm në këto 90 minuta. Cagliarit i duhet 1 pikë në dy ndeshjet e fundit. Pas Milanit, kundërshtari do të jetë Genoa në Sardenjë…

“Me Milanin do të zbresim në fushë të motivuar dhe për të kërkuar rezultatin pozitiv që do të na jepte sigurinë e mbijetesës. Natyrisht që e dimë që kemi përballë kundërshtarin ndoshta më në formë aktualisht në kampionat.

Por, në letër është tjetër gjë se në fushë. Nëse nisemi nga numrat e fundit të Juventusit, më mirë të mos nisemi fare drejt Milanos. Megjithatë, besoj te djemtë që mund të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të vëmë në vështirësi Milanin.

Nuk është se duhet të mbrohemi gjithë kohës pasi ashtu do të rrezikonim ta pësonim golin por do të tregohemi të kujdesshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu