Totti, mesazh Ibrahimovicit përpara Champions mbi rekordin e tij!

Francesco Totti mban rekordin si lojtari më i vjetër që ka shënuar në Ligën e Kampionëve, por Zlatan Ibrahimovic së shpejti mund t’ia heqë këtë rekord.

Milani ka një ndeshje teper te rendesishme ne Anfield Road ndaj Liverpool dhe ndoshta qe aty mund te vije rekordi i ri i ketij kompeticioni.

Suedezi mund ta nise titullare dhe te luaje te pakten nje pjese loje per t’i lene vendin me pas Olivier Giroud.

“Sigurisht që do ta mposhtë rekordin tim. Ai ka një mentalitet të ndryshëm nga të tjerët, është një nga më të fortët në botë dhe nëse vjen një më i mirë, është e drejtë që të ta marrë primatin.

Rekordet kanë për qëllim që të thuhen dhe në këtë rast do të isha vërtet i lumtur për të. Ibra ende mund të japë shumë.

Pavarësisht gjithçkaje, gjendja sportive e tij është ende e mirë, thjesht do të duhet të menaxhojë veten”, u shpreh Totti.

Zlatan rikthehet te luaje Champions League pas shume vitesh, ashtu sikurse edhe Milani qe i mungonte skenes prej gati 8 vitesh. Kuqezinjte kane ne grup Liverpool, Atletico dhe Porto.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu