Totenham bën lëvizjen që mund të spostojë Aurier te Milan

Milani nuk heq dorë nga Serge Aurier.

Kuqezinjtë për momentin janë të përqëndruar në alternativa të tjera, por nuk ndalojnë së menduari për futbollistin.

Një asist i rëndësishëm vjen pikërisht nga Tottenham-i, që – siç raporton Sky Sports UK – ka gjetur marrëveshjen për Matt Doherty, irlandez i jashtëm i Wolverhampton.

Në këtë pikë The Spurs mund t’i japin driten jeshile ikjes së Aurier.

Milani është në dritare dhe do donte që më parë të jepte Davide Calabria.

Pikërisht diten e sotme ka ardhur një ofertë nga Cagliari që u është dukur shumë e ulët drejtuesve të Milanit.

Në rast se Milani gjen marrëveshjen për shitjen e tercistit të rritur në “çerdhe” , në atë pikë do të tentonte për Aurier.

Tottenhami ka bërë të tijen, tani topi u kalon kuqezinjve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu