Torino-Milan, formacionet e mundshme! “Pioli thuajse e ka vendosur 11-tshen e tij”

Sot është dita vendimtare e Torino-Milano, një tjetër ndeshje e rëndësishme për objektivin Champions League.

Kuqezinjtë, që vijnë nga suksesi i madh ndaj Juventusit, tani nuk mund të bëjnë më gabime: një hap i rremë tani mund të kushtojë shumë dhe të hedhë poshtë atë që është bërë deri më tani.

Stefano Pioli e di mirë këtë dhe për këtë arsye ai po mendon për zgjidhjet më të mira për të marrë 3 pikët në shtëpinë e Davide Nicola, i cili ashtu si Torino luftojnë për 3 pikët.

Trajneri kuqezi ishte vendimtar në Juve-Milan me disa lëvizje taktike. Aktivizimi i Brahim Diaz në rolin e sulmuesit të dytë pas Ibrahimovic, me Calhanoglu të zhvendosur në të majtë, dha rezultat.

Ideja tani është që të konfirmojë spanjollin, por ai është i detyruar të ndryshojë sulmuesin: Ibrahimovic është i dëmtuar dhe kështu do të jetë Ante Rebic në vend të tij. Kroati fillon me një epërsi të qartë ndaj Rafa Leao dhe Mario Mandzukic, të cilët për momentin nuk japin asnjë garanci.

Calhanoglu ende në krahun e majtë: dje Leao u provua gjithashtu, por lojtari turk ka një avantazh të qartë dhe të pashmangshëm.

Në të djathtë një mungesë tjetër: Saelemaekers është skualifikuar, Castillejo do të mbulojë atë sektor, më shumë për të mbrojtur se sa për të sulmuar. Në fakt, në mendjen e Piolit, Castillejo ka karakteristika që përputhen me mbulimin e asaj korsie edhe kur vjen puna për të ndihmuar Calabria.

Në mbrojtje dhe në mesfushë, formacioni nuk ndryshon krahasuar me të dielën.

Romagnoli ende jashtë, e pamundur në këtë moment për të mbajtur jashtë Kjaer dhe Tomori.

Calabria në të djathtë dhe Theo Hernandez në të majtë, në mes të fushës Kessie dhe një Bennacer i rigjetur.

Prandaj, i njëjti formacion, por me dy ndryshime të detyruara.

Nga ana tjetër, Toro do të zbresë në fushë me 3-5-2. Rodriguez në krahun e djathtë, Belotti dhe Zaza në sulm, Buongiorno zë vendin e Nkoulou në mbrojtje.

Torino-Milano, formacionet e mundshme

Torino (3-5-2): Sirigu; Bremer, Lyanco, Buongiorno; Singo, Baselli, Mandragora, Linetty, Rodriguez; Zaza, Belotti.

Milano (4-2-3-1): Donnarumma; Kalabria, Kajer, Tomori, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Catillejo, Brahim Diaz, Calhanoglu; Rebic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu