Torino do mbrojtësin e Milanit, por nuk po bindet dot për shkak të së shkuarës!

Torino po mendon seriozisht për Caldara për të përforcuar mbrojtjen.

Siç raportohet nga Tuttosport, klubi i granatave do të vlerësojë me kujdes gjendjen fizike të lojtarit të Milanit, i cili ka pësuar disa dëmtime në sezonet e fundit.

Nëse ai do të jepte garanci, drejtuesit e Demit do të ishin gati të vinin bast për të.

Si dhe Venezia e Zanetti, një klub tjetër i interesuar për qendërmbrojtësin kuqezi.

Deri tani, Milani ende nuk ka shitur askënd, teksa ka dhënë në huazim Lorenzo Colombo te klubi i Serie B, Spal.

Ende nuk ka oferta konkrete për Castillejo apo edhe Conti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu