“Tonalin nuk ma jepnin se ishin xhelozë”… Historia nga Brescia

Sandro Tonali po futet pak nga pak te skemat e Milanit, në një modul ku nuk ka luajtur kurrë, pra me dy mesfushorë.

Situata që kaloi me Covid-19 dhe fakti që humbi fazën përgatitore ndikuan te futbollisti 20-vjeçar i transferua nga Brescia te Milani, por cilësitë e tij nuk diskutohen.

Luciano Bruni, ish-trajneri i ekipit të dytë të Brescia-s, ka folur për të riun Sandro Tonali duke zbuluar një prapaskenë.

“Tonali ishte i skuadrës Under-16, edhe pse unë kërkoja me ngulm ta kisha në ekipin e dytë. Por nuk ma sillnin sepse ishin xhelozë”, ka thënë Bruni për TMW.

“A dukeshin cilësitë e tij që atëherë? Më pas janë të shumtë se ata që kanë cilësi, por në fund varet gjithmonë nga ata. Ai më duket se ka edhe disa cilësi të bukura në aspektin psikologjik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu