TONALI: “Ulja e rrogës? Duhej bërë dhe pikë! Nuk jusitifikohem për vjet, por 2 arsye më penguan”

“Vitin e kaluar pata disa vështirësi për shkak të Covid, pa bërë përgatitjen me ekipin. E ndjeva fizikisht dhe mendërisht. Ky vit ka filluar në këmbën e djathtë dhe shpresoj të vazhdoj kështu”.

Sandro Tonali komenton te DAZN ndeshjen ndaj Sampdoria-s dhe suksesin, duke shpjeguar dhe se duket sikur te ai diçka ka ndryshuar sivjet…

Dëshira – “Ulja e rrogës? Sakrificat ekonomike u bënë sepse duheshin bërë. Ishte një vendim i shpejtë, më i thjeshti për tu marrë. Pres një sezon pozitiv për të gjithë Milanin. Florenzi ishte gjithashtu pozitiv, siç ishte Olivier që solli përvojë.

Ndjeva menjëherë, që nga dita e parë, se isha më i lirë në mendjen time.

Të shkosh nga Brescia te Milani nuk është një gjë e lehtë, siç bëra, me një huazim … Sezoni im nuk ka qenë pozitiv, nuk e kam problem ta them, nuk dua justifikim dhe shpresoj që ky vit të jetë ndryshe”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu