Tonali transferohet te Milani, avokati mban premtimin dhe bën “pelegrinazhin” prej 15 km!

Transferimi i Sandro Tonalit te Milani ishte një rrufe në qiell të hapur dhe një negociatë e cila nuk do të kishte qenë e mundur nëse klubi kuqezi, pra pronarët Elliott, nuk do të kishin dhënë “ok” – siç edhe e konfirmoi Paolo Maldini!

Mesfushori i Brescias kërkohej nga shumë skuadra, por në fund arriti ekipi kuqezi ta merrte dhe realizoi ëndrrën e djaloshit të lindur në Lodi.

Tonali kërkoi dhe mori numrin “8” në fanellën kuqezi, pasi tifoz i madh i Gattusos, një idhull për 20-vjeçarin.

Por, Gattuso është edhe idhull i Salvatore Zannino, një avokat tifoz i çmendur kuqezi dhe zëvendës president i Milan Club “Gennaro Gattuso” në Krotone!

Zannino kishte bërë një premtim përpara se ky transferim të realizohej: nëse Tonali shkon te Milani do të bëj 15 km në këmbë duke u nisur nga Milan Club i Krotones për të mbërritur në shejntërorenn e Capocolonna. Rrugëtimi zgjati 3 orë dhe avokati ia doli me sukses – shkruan “Laprovinciakr.it”, gazetë e Krotones.

Del santuario mariano di Capo Colonna e di una perduta immagine su ardesia  di S. Giuseppe col Bambino

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu