Tonali thumbon keq Donnarumma dhe Calhanoglu, pastaj tregon idhullin e tij. “Por, gjyshi bëri një parashikim…”

Sandro Tonali rrëfehet për Gazzetta dello Sport. Mesfushori i Milanit, që u ble këtë verë përfundimisht, tani ka shansin të tregojë veten i pandikuar nga zërat e jashtëm dhe frika e mosqëndrimit…

Në mënyrë që të qëndrojë te Milani, ai pranoi një kompromis ekonomik që, në futbollin modern, nuk është aspak i zakonshëm. Sandro Tonali ka pranuar ofertën e paraqitur nga menaxhmenti i “Djallit”.

Huazimi skadoi më 30 qershor, ndaj lindi një negociatë e re midis dy klubeve, për të vendosur gjithçka nga e para.

Në fund, ajo që bëri ndryshimin ishte dëshira e Tonali, i cili tha “jo” edhe për paga më të mira, të ofruara nga klube të tjera, në mënyrë që të vazhdojë aventurën e tij te kuqezinjtë.

I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, lojtari i datëlindjes 2000 nënvizoi rolin vendimtar të vullnetit të tij, diktuar nga mirëqenia në një klub që tani është bërë shtëpia e tij: 

“Vendosa kështu, sepse dëshira për të qëndruar te Milani ishte para së gjithash. Kushtet e blerjes nga Brescia kishin skaduar dhe ne po e fillonim nga e para. Për mua ishte e rëndësishme të bëja një hap drejt Milanit.

Kishte klube të tjera, madje me paga më të larta të interesuara, por unë jam i lumtur këtu.

Secili lojtar mendon ndryshe. Ka nga ata që mendojnë për karrierën dhe ambiciet, të tjerët për paratë. Besoj se të qenit mirë në një ekip është thelbësore.

Te Milani mund t’i arrij të gjitha qëllimet e mia, mund të kem gjithçka në klubin ku jam i lumtur”.

Vendi i dytë sezonin e kaluar është një trampolinë për të bërë më mirë. Fjala “titull” nuk është një tabu rreth “Milanello”: “Po, ne të gjithë luftojmë së bashku për të njëjtin qëllim. Mendimi i ekipit është unik”. 

Ndërsa pret të luajë në një “San Siro” plot me tifozë, ekziston dëshira tjetër, që po vrapon në mendjen e Tonali: të përballet me idhullin e tij, Luka Modric: “Modric, gjithmonë e kam admiruar atë. Do të ishte kënaqësi të luaja kundër tij”.

Në fund, parashikimi i gjyshit të tij: “Gjyshja ime Nina më tha: mendova për t’im shoq. Më tha se Sandro do të bëhej kampion bote. Pas 1 viti e gjysmë luhet Botërori në Katar. Kombëtarja është pasojë e asaj që bën te klubi.

Do të flasë fusha, sepse unë do të punoj fort për të qenë me Italinë në Katar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu