Tonali rrëfen pse ende nuk është në maksimum të formës!

Sandro Tonali u intervistua nga Sky Sport në fund të Milan-Sparta Praga e fituar 3-0 nga ekipi kuqezi.

Me fitoren 3-0 ndaj Sparta Praga sonte, Milani ka arritur të shënojë dy gola ose më shumë në 12 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet për herë të parë që nga viti 1929/30

Një tjetër rekord që dëshmon për momentin e madh të formës dhe besimit të djemve të stërvitur nga Pioli.

Mesfushori luajti titullar dhe pak nga pak po e mer veten. Sot ishte në dyshe me Bennacer.

“Të vendosësh disa minuta në këmbë është gjithmonë mirë, të kthehesh pas 1 muaji në shtëpi i izoluar nuk është e lehtë.

Unë ngadalë po kthehem në formën time më të mirë. Fanella e Milanit ka rëndësinë e saj, këto ndeshje më ndihmojnë dhe ndihmojnë të gjithë ekipin.

Të fitosh 3-0 nuk është aspak e lehtë dhe ne jemi të lumtur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu