“Tonali”/ Presidenti i Brescias bëhet aleat me Milanin. Nervozohet me Interin

Milani ka një aleat shumë të fortë në negociatat për të arritur tek Sandro Tonali.

Ka të bëjë me Massimo Cellino, pronari i Brescia-s që dje ka shprehur mendimet e tij për argumentin në fjalë.

Ish presidenti i Cagliari-t ka lënë të kuptohet si e ka mirëpritur sjelljen e Milanit dhe të Paolo Maldinit, i ka kontaktuar personalisht Brescia-n për të hyrë në garë për Tonalin.

Përveç kësaj, siç raporton Corriere dello Sport, Celliono mund të jetë mjaft i zemëruar me Interin.

Shoqëria zikaltër e ka me kohë marrëveshjen me futbollistin e vitit 2000, por ka nënvlerësuar dialogun me Brescia-n.

E gjithë kjo e ka nervozuar Cellino-n, duke parë fazën e gjatë të ngecjes dhe pamundësinë për të dëgjuar oferta të reja.

Ndërsa futja e milanistëve i pëlqen padronit të “Dallendysheve”, që për momentin duket se më shumë preferon një marrëveshje me kuqezinjtë.

Edhe vetë Tonali është i paduruar.

Sezoni 2020-2021 po afrohet me hapa të mëdhenj dhe mesfushori i ri dëshiron të sqarojë sa më shpejt të ardhmen e tij.

Një qëndrim që edhe në këtë rast, mund të favorizojë Milanin.

Kuqezinjtë janë të bindur dhe të vendosur të arrijnë tek numri 4 i Brescia-s dhe kushtet duken gjithmonë e më të favorshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu