Tonali pranoi ulje rroge, gazetari: “Sandro unik! Edhe ai e di që sezonin e shkuar…”

Për të folur rreth sezonit të fundit të Tonali te Milani, redaksia e MilanNews.it kontaktoi Gianluca Magro, gazetarin e Giornale di Brescia, që shpjegoi vështirësitë e 21 vjeccarit me fanelën kuqezi…

“Sandro ndjeu pak presion pas kërcimit nga Seria B në Serie A dhe nga ekipi i provincës në një ekip të madh, duke përfshirë edhe shkuarjen për të jetuar në një qytet të madh.

Ndoshta të gjithë prisnin diçka më shumë, madje edhe ai vetë priste diçka më shumë prej tij, duke përfshirë edhe mundësinë për të luajtur edhe disa ndeshje.

Gjeti një konkurrencë shumë të fortë, por ai nuk arriti të të japë gjithçka që mundi dhe për këtë arsye ishte një sezon i ndërmjetëm por që do ta lejojë atë të rritet.

Ky sezon do ta ndihmojë në ato të radhës. Për sa më përket, Tonali është unik! Do ta shihni”.

Sot, Sandro Tonali ka pranuar që të ulë rrogën që mori sezonin e shkuar prej 1.6 mln eurosh dhe do të fitojë më pak në vitet në vazhdim pasi kontrata e re është gati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu