“Tonali po bëhet regjizor i madh. I kisha humbur shpresat te Leao, por tani mund të them se…”

Alessandro Costacurta, ish-mbrojtësi i Milanit, foli për Sky për momentin e kuqezinjve.

Milani vjen nga humbja në Champions ndaj Liverpool në Anfield Road, teksa kthehej në këtë kompeticion pas shtatë viteve mungesë.

Costacurta u ndal te supersfida tjetër që afron ndaj Juventusit, teksa nuk la pas dore edhe paraqitjen në Liverpul:

“Ne mund t’i besojmë Rebic dhe Leaos, ata po tregojnë se mund të ndryshojnë fatin e ndeshje. Ishin ata të dy ata që i frikësuan publikun në Anfield, ata janë në një gjendje optimale.

Leao po më befason, unë pothuajse e kisha humbur shpresën.

Ai është me të vërtetë i fortë. Juventus? Locatelli do ta ndihmojë ekipin shumë, mesfusha e bardhezinjve me të vetëm mund të përmirësohet.

Tonali? Ai mori Milanin në dorë tashmë dhe i drejton ata si regjizor i madh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu